Gripi, fluks në pediatrinë e QSUT/ Mjekët: 35 fëmijë në Pediatrinë Infektive

schedule15:31 - 23 Janar, 2025

schedule 15:31 - 23 Janar, 2025

Grumbullimet për festa e më pas kthimi I fëmijëve në çerdhe, kopshte e shkolla ndikoi në përhapjen e infeksioneve  të rrugëve të frymëmarrjes.  Me nisjen e janarit në pediatrinë  e Qendrës Spitalore Universitare  “Nënë Tereza” në Tiranë  mjekët thonë se  u shtuan dhe  fëmijët  që kishin nevojë   për ndihmë.  Shumë prej tyre dhe për trajtim në spital.   Në pediatrinë  infektive  aktualisht ka 35 pacientë të vegjël të shtruar.

 “Dy javët e fundit kemi një rritje të rasteve , të vërtetuar me tampon me grip,   infeksionin nga influence, që është një prej infeksioneve respiratore,  se në per çdo, temperaturë rrufë, kollë themi grip, në fakt për këtë simptomatologji janë përgjegjës një sërë viruesesh respiratore. Por nuk është për panik,  situatë është e kontrollueshme”. 

Në pavionin tonë kemi 35 të shtruar, numri ndryshon nga dita në ditë, janë viruse që përfshijnë një numër të madh të popullatës,  dhe ka një qarkullim të mirë të shtratit,  80% e rastëve që hospitalizohen janë me viruset respiratore.  Në pavionin tonë ka dhe tek urgjenca që observohen, të shtruar po kaq dhe tek pnumologjia, tek pediatria e përgjithshme.

Sëmundja po rëndon më tepër më të vegjlit.  Prindërit këshillon  shefja e shërbimit infektiv  pediatric   të tregohen vigjilent  dhe të  kontaktojnë mjekun  në këto raste.

“Nëse fëmija ka kaluar 3-4 ditë temperaturë dhe më pas ka  kaluar  24 orë pa temperaturë, rishfaqja e temperaturës nuk është kthim I gripit apo  virursit respirotaro por është  sinjal I një komplikacioni.  Në këto raste duhet konsultuar me mjekun.  Kur e shihni  që ka një kollë që vjen duke u rënduar e shoqërohet dhe me vështirësi në frymëmarrje është situatë që kërkon vlëresim mjekësor. Kur ka shenja qe nuk janë karakteristike e këtyre virozave.  Shtim të vjellash, ose  këputje maksimale”.

Kemi bebë të vogla nga 1 muaj në gjashtë muaj që kanë shenjë respiratore madje dhe me vështirësi, këto nga rsv, ai virusi që themi se shkakton bronkiolit

Nëse  fëmijët shfaqin shenjat e një viroze  mjekët këshillojnë prindërit të mos I dërgojnë në çerdhe, kopshte dhe shkolla me qëllim mospërhapjen e infeksionit.  Për të  shmangur komplikacionet pediatrja Kuli sugjeron   vaksinimin kundër gripit  tek fëmijët mbi 6 muaj   me sëmundje shoqëruese.

 “Vaksina është e licensuar për fëmijë mbi 6 muaj, sidomos ato që kanë një sëmundje shoqëruese, që kanë një sëmundje  mushkërive kronike, kardiopati të lindur apo vuajnë nga sëmundje të tjera kronike, janë kontigjent për të cilët rekomandojmë vaksinë. Nuk ka komplikacione serioze…”.

Viruset respiratore  përhapen përmes spërklave dhe kontaktit me personin e sëmurë  arsye kjo që  mjekët bëjnë thirrje për  shtim të  higjenës personale   dhe shmangie të vendeve me shumë njerëz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!