ISHP pranon se në këtë periudhë të vitit e kanë të vështirë të bëjnë dallimin mes gripit dhe Covid. Specialisti i ISHP Artan Simaku, thotë se ndryshe nga një vit më parë, këtë kohë gripi i tipit A është përhapur në të gjithë vendin.
Specialistët thonë se janë të pakët rastet e gripit te të rinjtë nën moshën 20 vjeç, kryesisht janë të moshuar. Në spitale nuk ka asnjë rast të raportuar në gjendje të rëndë.
Mjekët këshillojnë vaksinën e gripit sidomos për grupet e riskut. Sipas tyre kombinimi mes vaksinës së gripit dhe asaj të Covid jep mbrojtje më të mirë. /abcnews.al/