Barcelona pagoi 120 milion euro për ta transferuar Antoine Griezmann, i cili nuk është se e ka justifikuar investimin e bërë tek ai.
Një ditë më parë u raportua se Chelsea po tenton ta huazojë francezin. Ai ka një pagë shumë të lartë, rreth 25 milion euro në sezon, që është një pengesë e madhe.
Në Spanjë Mundo Deportivo raporton se Griezmann mund të këmbehet me Saul Nigez, mesfushorin e Atletico Madrid që kërkohet nga disa klube të mëdha.
Bisedimet thuhet se janë në rrugën e duhur. Griezmann nuk është kundër rikthimit në Madrid, ndërsa Saul preferon katalanasit para shumë klubeve të tjera.\
?| The Griezmann-Saúl exchange is on track. Both clubs are talking and advancing in negotiations. Griezmann wants either Barcelona or Atletico. Saúl also prefers Barça over any other club. Both clubs believe that a 'barter' is just a matter of time.@ffpolo @JaviGomara [?️] pic.twitter.com/w0rsxEo26e
— Managing Barça (@ManagingBarca) July 14, 2021
Mes të tjerave theksohet se shkëmbimi është çështje kohe. Ky lajm ka qarkulluar edhe disa ditë më parë dhe ngërçi që paraqitej lidhej me pagën e Griezmann, që Barcelona duhet ta plotësojë për shkak se francezi nuk pranon ulje nga kontrata aktuale. / abcnews.al