Griezmann, Saul dhe De Jong: Tri goditjet e mëdha që mbajtën zgjuar tifozët

schedule08:59 - 1 Shtator, 2021

schedule 08:59 - 1 Shtator, 2021

Tre emra që mbajtën të gozhduar tifozët në orët e fundit të merkatos. Lajme të ndryshme që qarkullonin, por në fund erdhi zyrtarizimi. Në fakt ndodhi kur në vendin tonë e kishin marrë një sy gjumë.

Antoine Griezmann zyrtarisht është rikthyer tek Atletico Madrid, në huazim me detyrim blerje. Kampionët e Spanjës do të duhet të paguajnë verën tjetër 40 milion euro dhe e kanë detyrim për ta blerë francezin.

Barcelona nga ana tjetër ka arritur marrëveshjen me Sevilla dhe ka njoftuar afrimin e sulmuesit Luuk De Jong. Koeman e donte një qendërsulmues dhe katalanasit e morën në huazim me të drejtë blerje.

Lëvizja tjetër që u zyrtarizua është kalimi i Saul Niguez nga Atletico Madrid te Chelsea. Një merkato për notën 10 nga londinezët, që e huazuam mesfushorin për 5 milion euro dhe verën tjetër mund ta blejnë për 40 milion euro. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!