“Babai im psikologjikisht, është shkëmb” deklaroi djali Fredi Belerit. Ky i fundit ndodhet në ambientet e paraburgimit për vjedhje votash.
Në një intervistë për mediat greke Petro e ka cilësuar burgosjen e babait të tij të padrejtë dhe këtë mund ta dëshmoi edhe fitorja e tij në bashkinë e himares në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Petro deklaron se komunikimi me të atin është shumë i vështirë.
“Komunikimi me të është shumë i vështirë. Kisha një telefonatë me të ditën që u arrestua dhe dje e pashë për herë të parë për 5 minuta. Psikologjikisht është shkëmb, e njoftova për lajmet e mira dhe u gëzua sepse është një mund i shumë kohëve dhe mori meritën. Ka disa probleme shëndetësore, por nuk dua të flas më shumë.”
Ai kërkoi ndihmën e Greqisë dhe Europës për mos ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në Himarë, pasi sipas tij ky është synimi i qeverisë shqiptare.
“Ne duam ndihmën e Greqisë dhe Evropës për të parandaluar çdo plan të qeverisë shqiptare për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve përmes burgosjes së padrejtë të babait tim. Avokatët tanë na sigurojnë se çështja është qesharake dhe në shkresat nuk ka asnjë provë kundër babait tim”
Djali i Belerit mandje ka akuzuar kryeministrin edi rama se gjatë 10 ditëve të fundit, kryeministri edi rama i referohej Himares me karakteristika të “këqija”
“Rama në 10 ditët e fundit kishte marrë përsipër përballjen në Himarë dhe thoshte se nuk do të tolerojë humbjen e zgjedhjeve, duke folur me karakteristika përçmuese si për babanë tim, ashtu edhe për të gjithë komunitetin e mërguar”
Ndërsa mediat greke raportojnë se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Theoharis Lalakos do të vizitojë shqiperinë për tu takuar edhe me Fredi Belerin.