Greqia: S’kemi fuqi të ndalojmë Ramën. Dorëzohet Mitsotakis: Nuk e pengojmë vizitën në 12 maj

schedule19:15 - 8 Maj, 2024

schedule 19:15 - 8 Maj, 2024

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Greqi nuk do ta pengojë vizitën e  homologut e tij shqiptar Edi Rama në Athinë.

Në një intervistë për mediat vendase, kreu i qeverisë greke theksoi se Rama ka të drejtën e plotë të takohet me bashkatdhetarët e tij, megjithatë e konsideron këtë vizite si të panevojshme.

“Nuk është i ftuar i qeverisë, po vjen për të biseduar me bashkatdhetarët e tij. nuk do ta ndalojmë tubimin, por as nuk do ta lehtësojmë. Është e drejta e tij, një zgjedhje që më duket mjaft e panevojshme. Vizita është e panevosjshme duke marrë parasysh edhe faktin që vjen në një kohë që nuk janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare evropiane. Mirëpo ne kemi demokraci, nuk do ja ndalojmë që  të vijë”, ka thënë Mitsotakis.

Sipas kreut të qeverisë greke, çështja e Fredi Belerit është një çështje që ka nxitur tensionet mes dy vendeve, dhe vazhdon ta quaje atë çështje evropiane, jo dypalëshe.

“Ne kemi disa çështje që kanë ndikuar në marrëdhëniet greko-shqiptare. Çështje e Fredi Belerit me vërtet ka nxitur tensione mes dy vendeve.

Çështja e ndalimit të Fredi Belerit është europiane, jo dypalëshe. Kënddrejte të gjithëve që pretendojnë një gjë të tillë”, ka thënë më tej kryeministri grek.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka konfirmuar një vizitë  në Athinë më 12 maj, ku do të takohet me diasporën shqiptare në vendin fqinj.

Në përgjigje të shqetësimit grek, te raportuar nga mediat vendase për këtë vizitë në prag të zgjedhjeve evropiane,  kryeministri shqiptar ka konfirmuar se në këtë tur nuk do të flitet për Belerin, por për shqiptarët.

Kryeministri shqiptar do të vazhdojë me takime me diasporën edhe në Itali, gjermani edhe Britani, ku po ashtu ka zgjedhje për parlamentin europian dhe nuk ka shqetësim për ndikim të këtyre vizitave në këto zgjedhje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!