Greqia shtrëngon masat anti-covid, MEPJ: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni drejt shtetit helen

schedule12:29 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 12:29 - 17 Dhjetor, 2021

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar për qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm masat e reja të vendosura nga Greqia, për hyrjet në vend. Shteti helen ka shtrënguar së fundmi masat për parandalimin e përhapjes së variantit Omicron.

Duke filluar nga data 19 dhjetor 2021, ora 06:00 deri në datë 10 janar 2022, ora 06:00, të gjithë ata që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.  OSE

Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë,  duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi. Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës njoftohet se funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!