Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Greqia regjistroi 18,834 të infektuar dhe 101 humbje jete në 24 orë

schedule17:48 - 17 Janar, 2022

schedule 17:48 - 17 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Greqinë fqinje janë regjistruar 18,834 raste të reja me koronavirus, prej të cilave 45 u regjistruan në pikat hyrëse të vendit. Numri total i të infektuarve në vend që nga fillimi i pandemisë është rreth 1.7 milionë , prej të cilëve 49.8% janë meshkuj.

Kurse, sa i përket rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 473 janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 2,148 të tjerë janë raste kontakti.

Kurse, rastet fatale për sot janë 101. Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë, numri total i viktimave është 22,087, prej të cilëve 95.1% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!