Autoritetet në Greqi njoftojnë se kanë afruar datën e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat tashmë do të mbahen në muajin maj, 21 ose 28 maj.
Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis mandati i të cilit përfundonte në muajin korrik, i cili do të kërkojë një tjetër besim nga qytetarët për të drejtuar vendin dhe për 4 vite.
Shumë ekspertë e kanë vlerësuar këtë vendim të kryeministrit për të afruar zgjedhjet si të ndikuar nga aksidenti hekurudhor në Larisa ku 46 persona humbën jetën, ndërkohë që mbi 130 të tjerë mbetën të lënduar.
/abcnews.al