Greqia po planifikon që të heqë karantinën e detyrueshme për udhëtarët nga vendet e Bashkimit Evropian si dhe pesë shtete të tjera. Megjithatë, kushti në këtë rast është që ata të jenë negativë për virusin ose të jenë të vaksinuar.
Muajin e kaluar, vendi hoqi rregullin e karantinimit për një javë për udhëtarët izraelitë që janë të vaksinuar apo që kanë një test negativ për virusin.
Greqia, që para se të goditej nga pandemia sapo kishte nisur të dilte nga një krizë financiare e gjatë, ka njoftuar se do të hapë sektorin turistik duke nisur nga mesi i majit.
Zyrtarët kanë njoftuar se qytetarët nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të lejohen të udhëtojnë në Greqi përmes aeroporteve të Athinës, Selanikiut, Heraklion-it, Rodosit, Kos, Mykonos, Santorinit dhe Korfuzit, si dhe nëpërmjet dy kufijve tokësore.
Sipas rregullave aktuale, të gjithë të huajt që arrijnë në Greqi duhet të kenë një test negativ për Covid-19 dhe duhet të qëndrojnë në karantinë për shtatë ditë. sb/abcnews.al/