Greqia në heshtje zgjedhore/ Në raundin e dytë të zgjedhjeve sondazhet nxjerrin fitues Mitsotakis

schedule14:21 - 24 Qershor, 2023

schedule 14:21 - 24 Qershor, 2023

Që prej mesnatës   Greqia është në heshtje zgjedhore. Pas disa javëve fushatë intensive udhëheqësit politik mbylleën tubimet e tyre elektorale ndërsa qytetarët grek do t’iu drejtohen kutive të votitimin në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Këtë të shtunë mundësinë për të votuar dhe për të shprehur vullnetin tyre politik e kanë shtetasit Grek që jetojnë jashtë vendit, numri më i lartë i tyre regjistrohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas vijnë Gjermani dhe Holanda.

Bazuar edhe në rezultatet e raundit të parë të 21 majit si dhe në sondazhet e kompanive të ndryshme nuk priten surpriza mbi qeverinë e ardhshme të shtetit fqinj.

Kyriakos Mitsotakis nga Partia Demokracia e Re dhe njëkohësisht kryeministri aktual i vendit pritet të marrë një tjetër mandat për të qeverisur vendin.

Alexis Tsipras , kreu i partisë së majtë Syriza i cili ka qenë kryeministër i Greqisë nga viti 2015 deri në vitin 2019 duket se tani më po lufton për mbijetesë politike, pasi rezultatet e 21 majit treguan se Demokracia e Re arriti të merrte dhe disa nga bastionet më të rëndësishme të së majtës.

Kreu i Pasok, Nikos Andrulakis shpreson që në rezultatin final të këtyre zgjedhjeve ta kthejë partinë e tij në partinë më të madhe opozitare.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të së dielës në greqi kanë të drejtë vote rreth 9,8 milionë qytetare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!