Greqia konfirmon 1,195 raste të reja me Covid, 19 qytetarë humbën jetën

schedule17:21 - 5 Shkurt, 2021

schedule 17:21 - 5 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit Greqia ka konfirmuar 1,195 raste të reja me koronavirus. Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan po ashtu se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën 19 qytetarë. Numri i përgjithshëm i rasteve me kronavirus në vendin fqinj ka shkruar në 162,107, nga të cilët 51.9% janë burra.

Gjatë gjurmimit të kontakteve u zbulua se 6,010 (3.7%) janë të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 51,438 (62.9%) janë raste kontakti. Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, 246 është numri i pacientëve të intubuar.  Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç.

179 (72.8%) e të intubuarve janë burra. 86.6% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje shoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!