Autoritetet shqiptare kanë bërë publike pamjet nga momenti kur kanë dorëzuar te homologët grekë 45-vjeçarin Spartak Dyrmishi, i cili kërkohej nga shteti helen për një rast përdhunimi.
Njoftohet se Dyrmishi u lokalizua në orët e vona të mbrëmjes së të hënës nga strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Duke qenë se 45-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.