Greqia: Dialogu me Turqinë i rëndësishëm, por jo hap i madh! Sanksionet? Të shohim

schedule23:33 - 27 Janar, 2021

schedule 23:33 - 27 Janar, 2021

Kontaktet midis Greqisë dhe Turqisë janë një gjë e rëndësishme, por nuk është hap i madh“. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias. Ai theksoi se ishte një takim “rilidhjeje”.

Shpresoj se mund ta shfrytëzojmë maksimalisht. Sepse ky do të jetë interesi i shoqërive tona, interesi i Evropës, interesi i Turqisë, interesi i Greqisë, interesi i Qipros” shtoi ai.

Këto janë bisedime, të cilat po përpiqen të përcaktojnë termat e referencës në mënyrë që të kryejnë negociata të vërteta” shpjegoi ai më tej.

Por, a po kërkon sërish Greqia sanksione për Turqinë?  “Le të presim dhe të shohim se çfarë do të bëjnë turqit.

Por kjo nuk do të thotë që Bashkimi Evropian nuk mund të vendosë sanksione si një mjet i mundshëm për të reaguar kundër Turqisë nëse kjo e fundit shkel përsëri ligjin ndërkombëtar” tha ai.

Ndërkohë ministri i Jashtëm turk Mevlüt Tsavousoglu tha se bisedimet midis Greqisë dhe Turqisë u zhvilluan në një atmosferë “shumë pozitive”./ db/Abcnews.al