Greqi, policia shkatërron bandën e drogës/21 të arrestuar

schedule12:39 - 9 Mars, 2018

schedule 12:39 - 9 Mars, 2018

Policia greke ka shkatërruar një bandë të gjerë që merrej me trafikimin e drogës në Athinë. Mësohet se në pranga përfunduan 21 persona, shumica prej të cilëve me kombësi shqiptare. Idenditeti i tyre nuk është bërë i ditur. Banda kriminale ka arritur të asgjësojë konkurrencën në lagjen Exarchia në Athinë dhe në mënyrë sistematike ka shpërndarë marjuanë dhe kokainë. Mediat greke shkruajnë se droga merrej nga Shqipëria. Gjithashtu organizata kriminale është përgjegjëse për një numër plaçkitjesh dhe vjedhjesh në Athinë. Ndërkohë, të arrestuarit janë dërguar në një burg të kryeqytetit grek në pritje të procesit gjyqësor. /abcnews.al