Mbi 40 mijë persona kanë protestuar në Selanik kundër emrit të Maqedonisë. Megjithatë për mediat greke numri i manifestuesve ishte dhe më i madh, pasi autobusë nga e gjithë Greqia mbërritën në Selanik.
Protesta u zhvillua përballë statujës së Aleksandrit të Madh. Ndërsa qytetarë të ndryshëm mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Jo fjalës Maqedoni”.
Gjithashtu flamujt grekë u valëvitën në shesh dhe manifestuesit kënduan këngë nacionaliste. Ndërkohë, më herët gjatë javës në Nju Jork u zhvillua raundi i ri i bisedimeve mes Shkupit dhe Athinës për emrin.
Në të gjitha propozimet e dërguara për qeveritë respektive gjendet fjala Maqedoni./abcnews.al