Grenell: Marrëveshja Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë u negociua e gjitha nga Thaçi

schedule07:24 - 17 Gusht, 2022

schedule 07:24 - 17 Gusht, 2022

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte negociuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç Marrëveshjen e Washintonit, dhe jo kryeministri i atëhershëm, Avdullah Hoti, i cili e kishte nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

“Marrëveshja e gjitha ishte negociuar nga Thaçi, Hoti nuk kishte negociuar pjesën më të madhe të saj”, tha ai në një intervistë për “The Pavlovic Today”.

Grenell e ka quajtur radikal kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai kishte refuzuar njohjen e ndërsjellë të targave.

“Tash e kemi këtë djalin radikal, Kurtin. Sipas një burimi i të besueshëm në dhomë gjatë bisedimeve për targa, Kurti në mënyrë të njëanshme refuzoi njohjen e ndërsjellë të targave. Është e frikshme se njerëzit nuk e ndajnë Kosovën nga Kurti”, thotë ai./Express/