Greku e kapi prej flokësh dhe i përplasi kokën në asfalt, dhunohet vogëlushi shqiptar në Greqi

schedule12:32 - 23 Qershor, 2020

schedule 12:32 - 23 Qershor, 2020

Një 12 vjeçar shqiptar ra pre e dhunës së babait të shokut të tij të klasës në Greqi, ndërsa ngjarja ka shkaktua reagime të forta për shkak se është konsideruar si një sulm racist.

Në pamjet e filmuara prej mediave greke duket fëmija shtrirë përtokë ndërsa dhunohet nga babai i shokut të klasës, i cili ia përplas kokën në tokë.

Djali tregon se ai ka qënë thjesht duke shëtitur me biçikletë në momentin kur është sulmuar nga moshatari i tij dhe babai. Ndërsa familja e 12-vjeçarit pretendon se bëhet fjalë për një sulm racist dhe ka kërkuar ndëshkimin e autorëve.

Babai i shokut të klasës më kapi prej flokësh dhe më goditi në kokë. Ai më mallkon për vendin tim dhe babai i tij dikur më bërtiti sepse ne kemi pasur përsëri një zënkë dhe këtë herë ai më kapi për flokësh“, u shpreh vogëlushi.

Pas sulmit fëmija u dërgua në spital ku dhe mjekët zbuluan se kishte pësuar frakturë në qafë.

Prindërit e shqetësuar kanë menduar të ndërrojnë shkollën për djalin e tyre pasi vuan shpesh nga probleme të natyrës raciste nga grekët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!