Greg Rama me “Besim” rikthehet në Akademinë e Arteve , çel ekspozitën e parë

schedule17:54 - 13 Shtator, 2018

schedule 17:54 - 13 Shtator, 2018

Djali i Kryeministrit Greg Rama, i diplomuar pak vite më parë në Universitetin e Arteve rikthehet në këto ambjente me ekspozitën e parë personale “Fidem” (Besim) kuruar nga profesori i tij Vladimir Myrtezai. Greg Rama në çelje të ekspozitës tha se qëllimi i artistit është zbulimi i artit dhe fshehja e artistit. 

Zbulimi i artit dhe fshehja e artistit , ky është qëllimi kryesor i artit. Me këto fjale  nis shpjegimin e punës së tij Greg Rama, i cili ashtu siç instalacioni me shigjeta edhe ai i ka drejtuar shigjetat në dimensione të ndryshme me fjalët e tij që në një farë mënyrë zbërthen punën e tij, prezantuar në FAB.

Simboli dhe sipërfaqja , për artistinj janë thikë me  dy presa, secila ka brenda riskun e suksesit dhe dështimit. Dekodimi i tyre në formë që zgjon debat, diskutimi rreth veprës, mbetet qëllim i duhur sipas konceptit të Greg Ramës.

Përmes lojës me hapësirën në intsalacionin e tij, Greg Rama ndërton një ekuilibër mes konceptit dhe trupëzimit të një energjie që e identifikon duke i hequr gravitetin arkitektonik mediumit, duke përdorur po aq edhe një lloj transfigurimi thjeshtëzues drejt trajtave elementare e paraprake.

Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në datë 30 shtator në galerinë FAB. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!