Këtë të hënë mbyllet dhe faza e tretë e aplikimit të qytetarëve të Durrësit të cilët kërkojnë dëmshpërblim për dëmtimin e banesave të tyre nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC se këtë të hënë që është dhe dita e fundit e aplikimit numri i qytetarëve që presin në radhë para Prefekturës është ulur ndjeshëm.
Ndërkohë deri më tani numri i përgjithshëm i qytetarëve që kanë aplikuar për dëmshpërblim është 20 mijë nga të cilët 6 mijë kanë aplikuar vetën në fazën e tretë.
Gjithashtu pritet që pas fazës së aplikimit komisionet e përcaktuara të japin dhe vlerën dhe emrat e përfituesve. /abcnews.al