Grabitjet e fundit në Fier nga të njëjtët autorë/Asnjë i ndaluar nga policia

schedule11:33 - 27 Janar, 2018

schedule 11:33 - 27 Janar, 2018

Grupi hetimor ka mbledhur prova të mjaftueshme që vërtetojnë se grabitjet e pikave të këmbimit valuator ne Fier kanë të njëjtët autorë.

Nga burime të ABC News mesohet se ata janë tre të rinj të cilët në fillim synonin të grabisnin argjendaritë. Policia ende nuk ka arrestuar asnjë grabitës.

Autorët e grabitjeve të ditëve të fundit në Fier janë ende të lirë megjithë provat e bollshme që ka arritur të mbledhë grupi hetimor. Përveç pamjeve të kamerave të sigurisë hetuesit kanë edhe dëshmitë e personave që vetë autorët mendohet t’i kenë kontaktuar rastësisht. Abc neës ka mesuar se disa orë përpara grabitjes së Levanit tre persona i janë afruar një kioske në qendër të Fierit duke pyetur pronaren e saj se ku ndodhen argjenderitë e Fierit.

“Ishin tre djem të rinj rreth 25 deri në 30 vjeç.

Dy nuk i pashë, kurse njëri i veshur me xhinse të bardha u afrua dhe më pyeti se ku ndodhen argjendaritë e Fierit”.

Kështu ka rrëfyer dëshmitarja me inicialet B. I për policinë kur kjo e fundit nisi hetimin për zbardhjen e grabitjes së Levanit. Më tej dëshmitarja thotë se i ka thënë të riut se argjendaritë ndodhen në drejtim të bulevardit, por ai i ka bërtitur duke i kërkuar një orientim më të saktë.

Mendohet se autorët kanë dashur fillimisht të grabisnin një argjendari por më pas kanë ndërruar mendje. Hetuesit mendojnë se personat në fjalë janë autorët e të dyja grabitjeve të ndodhura në harkun kohor të 14 ditëve në Fier dhe Levan. Dëshmitarët flasin për 3 persona nga të cilët 2 kanë kryer grabitjet me armë. Të dyja pikat e kembimit valutor janë grabitur edhe më herët. Njëra në vitin 2015 ku u vu në pranga, kurse ajo e vitit 2011 është e pazbardhur.

Mënyra e veprimit të autorëve në të dy rastet është e ngjashme. Është arrestuar vetëm një person për grabtijen e vitit 2015, ndërsa ajo e vitit 2011 është e pazbardhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!