Grabitjet e bizneseve në Korçë, policia asnjë gjurmë të autorëve

schedule15:20 - 25 Janar, 2019

schedule 15:20 - 25 Janar, 2019

Policia e Korçës akoma nuk ka gjetur gjurmët e autorëve të tre grabitjeve në qytetin e Korçës. Grabitësit kanë dëmtuar serverat e kamerave të sigurisë.

Tri ditë pas grabitjes së shumave të mëdha monetare nga tre biznese në Korçë, të dhënat e grumbulluara nga policia, janë të pamjaftueshme, për të shkuar drejt identifikimit të autorëve.

Në vendngjarje nuk janë gjetur gjurmë gishtash, pasi autorët kanë vepruar me doreza, ndërsa as rojet e bizneseve, as më tepër se 15 persona të pyetur dhe shoqëruar, nuk kanë zbuluar detaje të vlefshme për ecurinë e hetimeve.

ABC Neës ka mësuar se gjatë grabitjes së fabrikës së përpunimit të letrës, autorët e kanë zbritur kasafortën nga kati i dytë i ndërtesës në oborr dhe aty e kanë hapur me mjete të forta, pa u vënë re nga roja.

Ashtu si në rastet e grabitjeve të tjera, autorët kanë dëmtuar serverat e kamerave të sigurisë të bizneseve që sulmuan, duke e vështirësuar punën e grupit hetimor.

Policia beson se grabitjet në masë të bizneseve në Juglindje, referuar mekanizmit të përdorur, janë realizuar nga i njëjti grup kriminal, i cili vepron edhe në qytete të tjera të vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!