Një grabitje me skenar filmash ka ndodhur të premten e kaluar në një filial banke në Nea Smyrni në Greqi.
Dy grabitësit, pretenduan të ishin klientë dhe me këtë skemë arritën deri të kasafortat e bankës, shkruajnë mediat greke.
Pa u vënë re nga kamerat e sigurisë, autorët hynë deri në bodrumin e godinës, megjithatë nuk i ndoqi i njëjti fat.
Ata hapën katër kasaforta, të cilat ishin bosh, por nuk dolën me duart bosh dhe morën sendet e çmuara që ishin në një nga kasafortat e tjera dhe dolën të pashqetësuar.
Pak më vonë, punonjësit e bankës kuptuan se dera e kasafortës ishte thyer dhe lajmëruan policinë, e cila është ende në kërkim të autorëve të grabitjes. /abcnews.al