Policia ka reaguar pas denoncimit të deputetit demokrat Saimir Korreshi, se në Divjakë kishte ndodhur grabitje me armë pasditen e sotme.
Policia konfirmoi rastin, ndërsa bën me dije se po punohet për kapjen e autorëve.
Deputeti tha më herët se persona të armatosur kishin grabitur një pikë të këmbimit valutor, ndërsa denoncoi faktin se autorët ishin larguar në drejtim të paditur
Njoftimi:
Divjakë / Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
/abcnews.al