Një minutë e 21 sekonda ka zgjatur grabitja e rreth 40 mijë eurove në një pikë këmbimi valuator në zonën e Astirit. Në vidion e shpërndarë nga policia, autori që mban një maskë anti-covid dhe një kapele në kokë, hyn qetësisht në ambientet e pikës së këmbimit valuator.
Më pas shfrytëzon edhe neglizhencën e dy punonjesve që kanë lënë hapur derën e sigurisë, duke hyrë në ambientin ku mbahen vlerat monetare. Nën kërcënimin e armës fillon të marrë shumat e parave dhe më pas largohet qetësisht me një biçikletë nëpërmjet disa rrugicave në zonën e astirit. Policia nuk ka bërë ende të mundur identifikimin e autorit dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve duke ofruar një shumë prë 5 mijë euro për kapjen e tij.
Grupi hetimor ka siguruar dëshminë e dy punonjseve që kanë treguar se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe e kishin të pa mundur identifikimin e autorit që sipas tyre ishte rreth 30 vjeç. Në pyetje janë marrë edhe qytetarë që gjendeshin pranë biznesit ku ndodhi grabitja, por dëshmitë e tyre nuk i kanë ardhur në ndihmë hetuesve./abcnews.al