Grabitja e kambistit në Peqin, zbulohen detaje të reja

schedule09:49 - 19 Mars, 2018

schedule 09:49 - 19 Mars, 2018

Zbulohen detaje të tjera nga grabitja e kombistit në Peqin.

Jashtë kamerave, kambisti Lulzim Toska tregon se ishte me bashkëshorten në gjumë, kur brenda në shtëpi kanë hyrë katër persona të armatosur dhe me maska dhe i kanë kërkuar të hollat.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit. kur maskat kanë hyrë në banesë. Në fillim 67-vjeçari ka bërë rezistencë, por maskat e kanë dhunuar dhe i kanë grabitur me forcë 3 mijë euro dhe 300 mijë lekë që kishte gjendje.

Pas lajmërimit, policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes. Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar apo të shoqëruar për këtë ngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!