Grabiti një pikë këmbimi valutor në Astir, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori, një i arrestuar

schedule09:25 - 28 Qershor, 2023

schedule 09:25 - 28 Qershor, 2023

Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe është shpallur në kërkim një tjetër person që dyshohet se është edhe autori i grabitjes së një pike këmbimi në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Burime për ABC News mësojnë se i arrestuari është shtetasi Enio Mecaj, 35 vjeç banues në Fier.

Sipas policisë mësohet se një person ka rënë në pranga pasi dyshohet se me veprimet e tij ka penguar zbulimin e ngjarjes, nga punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur me datë 24.06.2023, kanë vijuar punën intensive me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje dhe personave të tjerë të implikuar, si dhe vënies së tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Round”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje, Artan Tafani  39 vjeç, i njohur ndryshe si Marius banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

LEXO EDHE: Grabitja e pikës valutore në Tiranë/ Dyshohet për “puç” të brendshëm, nis verifikimi për punonjësit

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se 39 vjeçari, më datë 24.06.2023, në Unazë të Re, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka marrë një shumë parash është larguar me një biçikletë.

Ndërkohë i arrestuari, i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin.

Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!