Autori i grabitjes me armë lodër të një marketi në Durrës është arrestuar nga policia.
I ndaluari Keni Braçe dyshohet se ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete lodër marketin në pronësi të shtetasit me iniciale S.M.
Policia i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoleten tip çakmak, maskë kirurgjie, doreza dhe sasinë e lekëve të vjedhura rreth 80 mijë lekë të reja./abcnews.al