Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitet pika e këmbimit valutor/ Kamëz, autorët e maskuar marrin rreth 1 milion lekë

schedule12:28 - 2 Shkurt, 2024

schedule 12:28 - 2 Shkurt, 2024

Një pikë këmbimi vlutor ra pre e një grabitje orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Ngjarja u shënua pranë urës së Insitut Bujqësor, në rrugën “Kastriotët”. Rreth orës 3 të mëngjesit 3 persona të maskuar, kanë mundur të hyjnë brenda pikës valutore, ndërsa me sende të forta që I kishin me vete kanë thyer murin e këtij biznesi dhe kanë arritur që të hyjnë tek arka ku mbaheshin paratë.



Mësohet se autorët pasi kanë hyrë në pikën e këmbimit valuator, fillimisht kanë shkëputur dhe marrë pajisjet e rregjistrimit të kamerave të sigurisë, ndërsa me pas sipas policisë kanë marrë një shumë prej 300 mijë lekësh. Ndërkohë AbcNeës, mëson se pronarët e kësaj pike të këmimit valuator pretendojnë se brenda biznesit të tyre është marrë një shumë rreth 1 milion lekë.

Policia ka hapur disa nga kamerat e sigurisë në zonë, ku në të shfaqen 3 autorët, por identifikimi I tyre nuk është bërë I mundur për shkak se maskave që kishin në fytyrë.

3 grabitësit janë larguar me një automjet tip BMË, që policia po e verifikon se kujt I përket dhe nëse rezulton të jetë I vjedhur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!