Kisha Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës ka rënë pre e grabitjes. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në kishë, duke marrë një shumë parash.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa mësohet se autorët kanë vjedhur të gjithë lekët që ndodheshin në arkë, pjesë e donacioneve të besimtarëve. Punonjësit e kishës njoftuan policinë për ngjarjen dhe një grup hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ABC News Albania 24/7