Banesa e një tregtareje në Korçë ka rënë pre e një grabitje. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në katin e parë të një pallati në lagjen nr.17 të qytetit. Banesa është në pronësi të Lina Qerollarit. Vjedhja ka ndodhur gjatë kohës që në shtëpi nuk ndodhej asnjë nga familjarët. Dyshohet se në shtëpi janë vjedhur shuma të konsiderueshme parash. Qerollari së bashku me dy fëmijët merrej prej vitesh me tregti./abcnews.al