Grabitës serialë dhe të dhunshëm, njëri 17 dhe tjetri 18-vjeç! Arrestohen 2 shqiptarët në Itali

schedule08:30 - 4 Tetor, 2022

schedule 08:30 - 4 Tetor, 2022

ITALI – Dy adoleshentë shqiptarë janë vënë në prangat e policisë në Italia, për shkak se akuzohen për grabitje. Po ashtu në prangat e policisë kanë rënë edhe 2 rumunë.

Vjedhjet raportohet se kanë ndodhur që prej datës 11 qershor, ku i mituri hyri në një objekt tregtar në “Via della Pergola” dhe sulmoi pronarin me një shishe qelqi, duke e detyruar viktimën e tij të strehohej në dhomën e pasme dhe më pas i mori portofolin e tij ku kishte 300 euro si dhe dokumente personale dhe karta pagese.

Me këto të fundit, i riu kishte shkuar të blinte 54 euro cigare në një dyqan duhani në Piazza Santa Croce.

/abcnews.al/