Dy trë rinj shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi grabitën një pikë lojrash fati. Ngjarja ndodhi në rrugën “Gounari” në Glifadha, sipas burimeve policore.
Me armë, dy shqiptarët kanë kërcënuar 44-vjeçaren punonjëse të pikës, shkruajnë mediat greke.
Pasi e kanë neutralizuar, ata kanë marrë paratë nga kasa dhe janë larguar me vrap.
Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe duke pasur në duar përshkrimin e mjetit me të cilin u arratisën autorët, arriti t’i lokalizojë.
Skuadra OPKE ndaloi mjetin dhe vuri në pranga dy autorët të moshës 23 dhe 26 vjeç./abcnews.al