Grabisnin të maskuar si policë, gjykata e Vlorës jep vendimin për 5 të arrestuarit

schedule14:17 - 29 Tetor, 2020

schedule 14:17 - 29 Tetor, 2020

Gjykata e Vlorës ka dhënë vendimin këtë të enjte për pesë grabitësit e Selenicës të arrestuar disa ditë më parë.

Në vendimin e saj gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Alfred Shametaj, Ervin Dhima, Enerik Meçaj dhe detyrim paraqitje për Lulëzim Elmazaj e Endrit Sinaj.

LEXO EDHE: Fshati Hadëraj në Selenicë pre e grabitjeve: U futën për të marrë ç’të gjenin, i zoti i shtëpisë i njohu

Të dënuarit janë persona të dyshuar të përfshirë në një sërë vjedhjesh në Hadëraj të Selenicës të cilët ishin të maskuar si polic.

Ndërkohë tre raste janë denoncuar nga tre vëllezër në Hadëraj të Selenicës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!