Racizmi në Itali është kthyer në një problem të madh. I fundit që e ka pësuar është lojtari i skuadrës së Romës Juan Jesus. Mbrojtësi ka zbuluar një mesazh që i ka shkuar në “Instagram” dhe i ka kthyer edhe përgjigje.
“E ke vendin në kopsht zoologjik, të marrtë dreqi. Gorillë e zezë e mallkuar”, i shkruan tifozë brazilianit të Romës. “Tani e dini çfarë të bëni me një tifoz si ky. Krenar për ata që janë tifozë të vërtetë”, shkruan Juan Jesus.
Nuk ka qëndruar indiferente edhe Roma, që fillimisht ka raportuar profilin që ka sulmuar lojtarin e tyre. Gjithashtu njoftohet se është bërë edhe një denoncim në autoritet policore. Klubi italian gjithashtu e ka përjashtuar përjetë tifozin të ndjekë Romën në “Olimpico”./abcnews.al