“Golin ia dedikoj familjes”, Florenzi: Kemi dy finale për Scudetton, mendja te Atalanta

schedule11:50 - 9 Maj, 2022

schedule 11:50 - 9 Maj, 2022

Një nga protagonistët e fitores me përmbysje të Milan ndaj Veronës ishte edhe Alessandro Florenzi, i cili arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 86-të për të vulosur shifrat 3-1.

Pas kësaj fitoreje lojtari i huazuar nga Roma, u shpreh shumë i lumtur për golin, ndërsa theksoi se skuadrën e tij e presin edhe dy finale për të marrë Scudetton.

“Një sukses i tillë flet qartë për ekipin i cili që sot mendon për takimin e radhës. Na presin edhe dy finale e do të jemi gati, por ky moment duhet shijuar.

Ata që punojnë në fund marrin atë që meritojnë. Kam punuar shumë muajin e fundit, ky gol është për familjen time dhe shokët. Sa për titullin, nuk duhet të shkojmë shumë larg me mendimet.

Le të mendojmë vetëm për këtë moment dhe kaq. Tani është koha, është koha për të pedaluar dhe për të dhënë gjithçka. Le të vazhdojmë kështu dhe të mendojmë vetëm për Atalantën”, përfundoi 31-vjeçari i kuqezinjve. /f.a/abcnews.al