Gola, raste dhe VAR! Interi ndalet në sekondat e fundit nga Fiorentina

schedule22:48 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 22:48 - 15 Dhjetor, 2019

Është mbyllur takimi i Serie A mes Fiorentinës dhe Interit, i vlefshëm për javën e 16-të në Serie A. Kjo sfidë, u mbyll me rezultatin e barabartë, 1-1. Kjo sfidë ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat dhe të dy portierët patën shumë punë.

Zikaltërit e Antonio Contes kaluan të parët në avantazh shumë shpejt, me anë të mesfushorit Borja Valero. Spanjolli i shënon ish-skuadrës së tij në minutën e tetë të sfidës. Lautaro Martinez do të shënonte pak minuta më vonë, por VAR e anulon golin e argjentinasit. Badelj dhe Lukaku ndalen nga dy superpritje.

Kur dukej se fati i kësaj ndeshje ishte vendosur, Vlahovic shënon për Fiorentinën në sekondat e fundit të sfidës dhe bën që skuadrat të ndajnë nga një pikë. Megjithatë, Interi arrin të rimarrë kreun e Serie A, me një golaverazh më të mirë se Juventusi, në kuotën e 39 pikëve./abcnews.al

Serie A, java 16

Fiorentina – Inter  1-1
Vlahovic 90′ / Valero 8′