Goditje surprizë e Milanit në merkato, Paqueta drejt kalimit në Francë

schedule13:19 - 9 Shtator, 2020

schedule 13:19 - 9 Shtator, 2020

Tjetër goditje e Milanit në merkato. Kuqezinjtë kanë arritur akordin me Ciprian Tatarusanu, i cili do të jetë zëvendësuesi i Gigio Donnarummës. Portieri rumun do të kryejë ditën e enjte vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Milanin.

34-vjeçari ishte pjesë e Lyon në sezonin e fundit, teksa ka luajtur edhe tre sezone me Fiorentinën në Serie A (2014-2017). 68 ndeshje numëron “gardiani” me kombëtaren rumune, ndërsa Milani vazhdon negociatat me klubin francez. Kësaj radhe po diskutohet për Lucas Paqueta.

Lyon është gati të ofrojë 20 milion euro për kartonin e brazilianit, me Milanin që kërkon të paktën 23 milion euro për ta lënë të lirë. Diferenca mes ofertës dhe kërkesës nuk është e madhe dhe shumë shpejt mund të vijë akordi zyrtar, me 23-vjeçarin ofensiv që mund të vazhdojë karrierën në Ligue 1. /abcnews.al