Goditja në zemër rezultoi fatale për jetën, të bërtiturat alarmuan fqinjët: Policia në kërkim të autorit

schedule10:28 - 2 Shkurt, 2020

schedule 10:28 - 2 Shkurt, 2020

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku Lulzim Cuku qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Manjola Cuku.

Burime nga grupi hetimit thonë se Lulëzimi e ka qëlluar tre herë me thikë bashkëshorten. Dy herë në bark dhe një goditje në zemër, goditje e cila ka rezultuar fatale për jetën. Të bërtiturat e saj kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë që krimi i rëndë në familjen Cuku në Durrës ka ndodhur ndërsa në banesë kanë qenë tre fëmijët e vegjël të çiftit, ku më i madhi është vetëm 10 vjeç, ndërsa dyshohet paraprakisht se kjo ngjarje ka ndodhur për arsye xhelozie. Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes, i cili menjëherë pas krimit është larguar nga banesa.

/abcnews.al