Goditja e zgjuar e Milanit, Bennacer ka ndryshuar kuqezinjtë

schedule20:10 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 20:10 - 10 Dhjetor, 2019

Milani arriti fitoren e dytë radhazi në kampionat përballë Bologna dhe në ekip është rikthyer qetësia. Vendet e para janë ende larg, por nuk është momenti që kuqezinjtë të shohin renditjen.

Finalja është gjithmonë ndeshja e radhës, teksa puna e Stefano Piolit po fillon të japë frytet e para. Një nga surprizat e periudhës së fundit është Ismael Bennacer. 22-vjeçari ka filluar të aktivizohet me trajnerin e ri dhe po tregon vlera në mesin e fushës.

Një mesfushor i kompletuar që lufton, mbron, rikuperon dhe sulmon. Algjeriani po i jep freski dhe intensitet Milanit. Kuqezinjtë paguan 16 milionë euro në verë tek Empoli dhe fituan garën me Napolin, Fiorentinën dhe Romën. Një goditje e zgjuar e drejtuesve, teksa çmimi i tij është rritur ndjeshëm, sidomos pas paraqitjeve pozitive në ndeshjet e fundit. /abcnews.al