Goditet me grusht trajneri i Vllaznisë

schedule19:27 - 22 Shkurt, 2018

schedule 19:27 - 22 Shkurt, 2018

Pas stërvitjes së radhës nuk e mendonte se do ta godisnin me grusht.

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, u sulmua nga një person ende i paidentifikuar në fushën sportive “Reshit Rusi” në qytetin e Shkodrës.

Në momentin që është goditur, trajneri Gjoka ndodhej i shoqëruar nga një person tjetër.

Pas kësaj, autori është larguar nga vendngjarja dhe në dor mbante edhe një thike.

Vetë trajneri foli për mediat, pasi dha dëshminë e tij në komisariatin e Shkodrës.

Ernest Gjoka: “Ishte një akt i shëmtuar. Tani çdo gjë në dorë e ka Policia. Më vjen shumë keq që ndodh, por çfarë të bëjmë, ky është realiteti”.
Gazetari: “Njihnit personit që ju goditi”.
Ernest Gjoka: “Jo nuk e njoh”.
Gazetari: “Ju ka goditur”?
Ernest Gjoka:Jo thjesht u konfliktuam, pastaj nxorri thikën dhe pastaj iku me vrap. Kaq”.

Ndërsa administratori i klubit shkodran, Astrit Gjyrezi, tha se ngjarje të tilla nuk kanë lidhje me futbollin.

Astrit Gjyrezi: “Shpresoj dhe uroj që të jetë rasti parë dhe i fundit. Nuk i shëben sportit”.

Uniformat blu janë vënë në ndjekje të dhunuesit./abcnews.al