Pesë mjete lundruese, u sekuestruan gjatë një operacioni të koduar “Butrinti”, të kryer nga policia e Sarandës në bashkëpunim me homologët grekë. Tre gomone u bllokuan në shtetin fqinj dhe dy nga pala shqiptare, ndërsa përfunduan në pranga edhe katër persona, dy prej të cilëve të mitur.
Policia e Shtetit sqaron se në grykëderdhjen e lumit “Pavllo”, u bë e mundur bllokimi i një mjeti lundrues më datë 2 Shtator. Gjithashtu, policia greke bëri të mundur arrestimin e dy shtetasve të tjerë në Ishullin e Korfuzit, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese.
Sipas policisë, katër të rinjtë ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve apo biznesmenëve që dispononin mjete lundruese. Përgjatë 2 muajve të fundit ka pasur më shumë se 20 raste të denoncuara në polici për vjedhje gomonesh./abcnews.al