5 milionë euro pasuri i është sekuestruar një grupi kriminal, ndërsa dy persona anëtarë të këtij grupi janë arrestuar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndeve narkotike. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia dolën në një konferencë për shtyp për të bërë të ditur detajet e operacionit policor “Vazhdimi”.
Pas prangosjes në Spanjë të dy shqiptarëve Arjan Ndoci, Julian Deblini me rreth 1 ton kokainë në prill të këtij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë e shtetit, sekuestroi afërisht 5 milionë euro pasuri në vendin tonë në emër të tyre por edhe të afërmve. Gjatë një koference për shtyp, Eduart Merkaj, kreu i policisë Kriminale tregoi asetet e sekuestruara .
Eduard Merkaj, drejtor i Policisë Kriminale në Policinë Shtetit: “Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikes Latine në drejtim te Europës.”
Tabelë:
• 3 bankave të nivelit të dytë, te disa llogarive bankare me nje sasi të konsiderushme eurosh.
• Kuotat dhe aksionet e 1 shoqërie tregtare me aktivitet në fushën e ndërtimit.
• 1 Njësie Banimi në pallat
• 8 apartamente, me një sipërfaqe ndërtimi 905 metro katror.
• 2 njësi tregtare (dyqane) me një sipërfaqe prej 280.4 metro katrore.
• 4 garazhde në total sipërfaqe 60 metra katror.
• 3 automjete të tipeve dhe llojeve të ndryshme.
Ndoci dhe Dublini, ata akuzohet se drejtonin një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë. Aktivitetin e trafikimit të drogës e ushtronin edhe në Itali.
Eduard Merkaj: “Këta dy shtetas akuzohen ër vepren penale “trafikim të lëndëve narkotike” pas kapjes së një sasie prej 1000 kg kokainë e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shumë prej 1 milionë 550 mijë euro kesh.”
Vladimir Mara, prokurori i Krimeve të Rënda: “Ky operacion është zhvilluar kryesisht në qytetin e Tiranës, ndërkohë hetimet vazhdojnë pasi nga të dhënat që ne kemi ky grup kriminal ka aktivitet edhe ne vende të tjera. Paralelisht me hetimin e pasurive kriminale o hetohet edhe për bashkëpunëtorë të tjerë pjesë e këtij grupi kriminal të cilat janë të përfshira dhe trafikimi i lëndëve narkotike në disa vende të Europës.”
Hetimet për këtë grup kriminal nisën në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa operacioni u ndërmor nga Drejtoria e Seksionit kundër Narkotikëve të Kolumbisë, DEA në koordimin me Europol. Droga e sekuestruar në prill të këtij viti u gjet e grumbulluar në një magazinë në Madrid. Dy shqiptarët e arrestuar në hollin e një hoteli, mendohet se janë edhe bosët linje që u zbulua në kryeqytetin spanjoll.
Kokaina vinte me fluturime çarteri nga Kolumbia dhe ishte fshehur në 790 valixhe të zeza. Droga ishte markuar me logon ‘CR7’, një shkurtim që përdoret nga lojtari i famshëm i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo./abcnews.al