Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Goditet grupi kriminal! Shisnin armë e lëndë plasëse në Tiranë, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim

schedule08:50 - 10 Qershor, 2026

schedule 08:50 - 10 Qershor, 2026

Një grup kriminal i dyshuar për shitjen e armëve të zjarrit, lëndëve plasëse dhe municionit luftarak në zona të ndryshme të Tiranës është goditur nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeti”.

Operacioni u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive dhe në drejtimin e Prokuroria e Tiranës.

Si rezultat i aksionit, u arrestuan shtetasit M.V., 35 vjeç, E.M., 25 vjeç, F.Z., 29 vjeç dhe K.B., 32 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim K.V., 21 vjeç dhe B.A., 28 vjeç.



Sipas hetimeve, gjashtë personat e identifikuar në operacionin “Rrjeti”, së bashku me pesë shtetas të arrestuar më parë, vepronin si grup i organizuar kriminal, duke siguruar dhe shitur armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak në kryeqytet.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 7 armë zjarri, konkretisht 4 pistoleta dhe 3 automatikë, si dhe municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve të zhvilluara kundër këtij grupi kriminal janë arrestuar gjithsej 9 persona, ndërsa janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, një sasi e konsiderueshme municioni, 4 automjete dhe 13 telefona celularë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së grupit, ndërsa policia po punon edhe për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!