Një aksion është zhvilluar në Durrës, Fushë Krujë dhe Tiranë. Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se gjatë këtij operacioni janë arrestuar 7 persona, me urdhër të SPAK. Ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim. Baza e grupit kriminal, ishte në Nikël.
Nga zbërthimi i bisedave në sky ecc, janë zbuluar komunikime që nisin nga 2020 e në vijim dhe është zbuluar se ky grup prej 14 personash vepronte si grup i strukturuar kriminal
Në pranga kanë rënë;
1-Marvin Bushati
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
3-Sokol Qaja
4-Gazmir Rraja
5-Perparim Rraja
6-Rexhep Rraja, (djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja)
7- Zamir Alia
Këta shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal.
Shtetasve Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo, të cilët janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale, u është komunikuar masa arrest në burg,.
Ndërkohë nga operacioni i sotëm janë sekuestruar sasi të konsiderueshme shuma monetare, armë e automjete.
/abcnews.al/

