Goditet grupi kriminal i shqiptarëve në Itali, sekuestrohet 300 mijë euro kokainë

schedule15:47 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 15:47 - 9 Dhjetor, 2019

Policia italiane ka finalizuar një mega-operacion, ndërsa ka vënë në pranga 15 persona.

Mësohet se tre prej të arrestuarve janë shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije. Në këtë operacion janë angazhuar rreth 100 karabinierë të Bergamos, Milanos dhe Bolzanos, me mbështetjen edhe të Policisë Kriminale Shqiptare të aktivizuar nga Interpol.

Mediat italiane shkruajnë se grupi i kokainës përbëhej me shumicë anëtarësh shqiptarë.

Personat e arrestuar u kapën një në provincën e Bolzano, një në territorin e Sesto San Giovanni, ndërsa të tjerët u gjurmuan të gjithë në zonën e Bergamos së Poshtme.

Hetimet filluan në janar të vitit 2017 dhe kishte për qëllim kundërveprimin e fenomenit në rritje të trafikut të kokainës.

Aktiviteti hetimor zbuloi ekzistencën e një grupi kriminal kushtuar trafikimit të sasive të mëdha të kokainës.

Përveç strukturës organizative dhe identifikimit të detyrave të paligjshme të kryera nga secili person i grupit, hetimet bënë të mundur gjetjen e një flote të madhe automjetesh të përdorura për shpërndarjen e drogës me fund të dyfishtë.

Sipas hetimeve, kokaina, rezultoi se u kthye në territorin holandez, u transportua në apartamente të ndryshme në provincat veriore italiane, që përdoreshin nga grupi si baza të drogës.  Shpërndarjen në apartamente e bënin “korrierët e huaj”, të cilët përdornin makina me targat franceze dhe gjermane. Po ashtu në makina ishin krijuar vende të posaçme për fshehjen e mbi 100 kilogramëve lëndë narkotike./abcnews.al