Tre të rinj të cilët dyshohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion një 16 vjecare janë vënë në pranga nga policia e Lezhës. Të arrestuarit jane shtetasit Kujtim C, 24 vjeç, banues në Krujë, Islam K, 26 vjeç , banues në Krujë dhe Gjoke Gj, 26 vjeç, banues në Lezhë.
Ndërsa është shpallur në kërkim një 25 vjeçar. Të katërt në bashkëpunim më njëri tjetrin dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni një vajzë të mitur./abcnews.al