Goditet grupi i prostitucionit në Durrës/ Arrestohet një shtetas kinez, shpallen në kërkim dy të tjerë

schedule10:23 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 10:23 - 17 Dhjetor, 2024

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal që rekrutonte shtetase nga Kina për të ushtruar prostitucin në Shqipëri. Në pranga ka rënë një 50 vjeçar kinez, i identifikuar si Guangtai Lin, ndërsa në kërkim janë shpallur dy organizatorët Guangcheng Lin, 47 vjeç dhe Yanxia Zhang, 45 vjeçe.

Nën hetim janë vënë edhe 7 shtetase nga Kina.

Këta shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në Vietnam, ende të paidentifikuar, pasi i rekrutonin shtetase kineze në Kinë, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri, ku siguronin apartamente dhe makina me qira për kryerjen e këtij aktiviteti.

Nga hetimet rezultoi se ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri nga shtetasi Guangcheng Lin, i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze që ushtronin aktivitetin kriminal në Shqipëri. Shumat e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal, ky shtetas i dërgonte tek Yanxia Zhang, që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave, 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin kriminal nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë, në bankë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 13 celularë, 1 laptop, 1 fletore me shënime per vlerat monetare të përfituara dhe sende të tjera.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i qenieve njerëzore”./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!