E pazakontë/ 88-vjeçari britanik mbaron klasën e tetë në shkollën e muzikës

schedule11:49 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 11:49 - 17 Dhjetor, 2024

Britaniku Ray Iveley, një pensionist 88-vjeçar, kaloi klasën e tetë të një shkolle muzikore, seksioni i pianos, pas 67 vitesh.

Ai e përfundoi klasën me rezultate të shkëlqyera.

Iveley, një prift në pension që jeton në fshatin Kilham në East Yorkshire, tha se ishte i habitur nga interesi publik, pasi historia e tij u shfaq në stacionin e radios lokale, televizionin dhe gazetën lokale.

“Jam i habitur që historia ime ka tërhequr kaq shumë vëmendje dhe kaq shumë publicitet, sepse ka kaq shumë lajme për probleme të tjera, luftëra dhe sigurisht situatën politike në Amerikë”, tha Ively./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!