Goditet grupi i drogës në Greqi, 3 shqiptarë mes të arrestuarve

schedule18:46 - 5 Mars, 2018

schedule 18:46 - 5 Mars, 2018

Policia greke ka asgjesuar një rrjet të shpërndarjes së drogës, aktiv në pjesën tokësore të Greqisë, por edhe në ishuj. Në pranga kanë rënë 4 vetë, 3 prej të cilëve shqiptarë. Agjentët kanë sekuestruar kokainë dhe para të thata.

Policia greke ka goditur këtë të hënë pjesën e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës në zona të ndryshme të rajonit të Atikës dhe pjesën ishullore të Greqisë. Sipas raportimeve të mediave greke, në pranga kanë rënë 4 persona, 3 shtetas shqiptarë të moshave 24, 33 dhe 36 vjeç dhe një shtetas grek 61-vjeçar.

Sidoqoftë, sipas portaleve helene të lajmeve, shpërndarja e narkotikëve është në duart e ELAS, një lëvizje e vjetër paraushtarake greke. Operacioni u krye në zonat Peristeri, Petropolis, Tavros, Kypseli dhe Ilion. Gjatë kontrolleve të ushtruara, agjentët gjetën hapësira të posaçme në sediljet e makinave për fshehjen e drogës.

Ndërsa në shtëpitë e të dyshuarve, paratë u gjetën të fshehura brenda një kompjuteri dhe në një hapësirë të krijuar në një dollap rrobash. Në total u sekuestruan 4 kilogramë kokainë, 64 gramë kanabis, rreth 150 mijë euro, 4 makina, 2 motoçikleta, 10 telefonë celularë dhe pako standarde për dozat e drogërave. Ndërkohë, të arrestuarit u dërguan në zyrën e prokurorit për t’u njohur me akuzat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!